Ka mbërritur klasikja e parë e sezonit. Barcelona dhe Real Madridi do të përballen sërish në turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me fillim nga ora 01:00 në mesnatë.
Është viti i tretë që luhet kjo ndeshje në Amerikë që synon të bëhet një traditë e re.
Deri më tani Barcelona dominon bindshëm në ndeshjet miqësore, pasi i ka fituar të gjitha përballjet me Real Madridin në Amerikë.
Real Madridi ka humbur miqësoren e parë të zhvilluar me rezultat 1-0 ndaj Milanit, ndërsa të besuarit e Flick arritën që ta mposhtin Manchester Cityn me penallti.
Megjithëse rivaliteti mes dy ekipeve i jep kësaj ndeshje një rëndësi të veçantë, pasi që do të jetë El Clasico e parë për Hansi Flick, i cili pritet të testojë lojtarët e rinj që shkëlqyen ndaj Man Cityt.
Formacionet e mundshme: