Real Madridi ka triumfuar 3-2 në La Liga përballë Alaves.
Los Blancos kaluan në epërsi vetëm pas 50 sekondash lojë me anë të Lucas Vazquez.
Kylian Mbappe u përkujdes për golin e dytë të madrilenëve, që realizoi në minutën e 40-të.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e pare, derisa në të dytën u shënuan edhe tri gola të tjera.
Në minutën e 48-të, Rodrygo u fut në listën e golashënuesve, me një asistim të Vazquez.
Fitorja e madrilenëve ishte jo edhe aq e qetë, pasi pësuan dy gola në minutat e fundit të ndeshjes.
Carlos Benavidez në minutën e 85-të, e ngushtoi epërsinë e vendasve në 3-1, derisa një minutë më vonë, Kike Garcia shënoi edhe golin e dytë për Alaves e që vuri në dyshim fitoren e vendasve.
Megjithatë, deri në fund gola më nuk pati dhe rezultati mbeti i njëjtë 3-2.
Pas shtatë xhirosh, Real Madridi është në vendin e dytë me 17 pikë, një më pak se Barcelona që është lider.