Aleanca për Shqiptarët: Sulm skandaloz ndaj Kosovës, të kërkojë falje Qeveria

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përjetuar një incident të papritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, ku sigurimi i këtij aeroporti tentoi të merrte telefonin personal të saj.

Osmanit është tentuar disa herë t’i kontrollohet valixhja dhe disa prej gjërave personale.

Lidhur me këtë incident ka reaguar edhe Aleanca për Shqiptarët

Ata kanë dënuar ashpër provokimin e rëndë ndaj Republikës së Kosovës, përmes sjelljes skandaloze të zyrtarëve të Aeroportit të Shkupit ndaj Presidentes së Republikës, E.S. Vjosa Osmani.

Sulm skandaloz ndaj Kosovës, të mbahet përgjegjësi dhe të kërkojë falje Qeveria

Aleanca për Shqiptarët dënon ashpër provokimin e rëndë ndaj Republikës së Kosovës, përmes sjelljes skandaloze të zyrtarëve të Aeroportit të Shkupit ndaj Presidentes së Republikës, E.S. Vjosa Osmani.

Kërkojmë urgjentisht që autoritetet kompetente të hetojnë dhe të sanksinojnë të gjithë personat përgjegjës për këtë sulm skandaloz ndaj autoritetit të Presidentes së Kosovës, duke shkelur të gjitha protokolet dhe konventat ndërkombëtare.

Qeveria e VMRO-së përmes vazalëve të VLEN, duke mos u mjaftuar me degradimin që u kanë bërë shqiptarëve në RMV, tani tentojnë që të nënçmojnë dhe ofendojnë edhe Kosovën, madje deri edhe Presidenten e Republikës së Kosovës.

Për ne ky rast nuk është një incident i thjeshtë, por një provokim i rëndë për të cilin duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të kërkojnë falje nga i pari i Qeverisë, deri tek personat që kanë qenë pjesëmarrës në këtë rast.
– Aleanca për Shqiptarët –

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews