Shuhen 33 vatra nga 39 të raportuara në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar 33 vatra zjarri, nga 39 vatra të raportuara.

Në njoftim bëhet e ditur se në operacionet e fundit për shuarjen e zjarreve morën pjesë rreth 1400 forca, me 75 mjete si dhe helikopteri Cougar dhe dy avionë të qeverisë italiane.

Sipas kësaj ministrie vijojnë të jenë aktive zjarret në zonën pyjore Bode, Bashkia Maliq, fshatin Skuraj, bashkia Kurbin, Malin e Kakarriqit, bashkia Lezhë, fshatin Gjadër, bashkia Lezhë, fshatin Zavalinë, bashkia Elbasan dhe  fshatin Kus, bashkia Tiranë.

“Aktualisht vatrat nuk paraqesin rrezik për zona të banuara apo për përhapje të mëtejshme. Situata në bashkitë e tjera paraqitet relativisht e qetë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë në kohë në numrat e emergjencave për çdo problematikë. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të vijojë ndërprerje ndjekjen e situatave dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar./rtk

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews