Shfrytëzimi i hapësirave pa leje, inspektohen 400 biznese në Prishtinë

Inspektorati i Kryeqytetit ka njoftuar se gjatë muajve të fundit është duke zhvilluar aksion të gjithmbarshëm në të gjitha zonat në kryeqytet për të evidentuar shfrytëzimin e hapësirave publike nga bizneset e ndryshme (gastronomia, marketet, shitës ambulant etj.).

Bëhet e ditur se në Prishtinë janë inspektuar mbi 400 biznese, shkruan TelegramNeës.

Derisa thuhet se gjatë këtij aksioni, është bërë verfikimi nëse bizneset janë duke shfrytëzuar këto hapësira me leje/pëlqim të organit kompetent të kryeqytetit si dhe nëse janë paguar tarifat e përcaktuara sipas lejeve/pëlqimeve përkatëse.

“Në rastet kur subjektet nuk kanë leje., kanë tejkaluar lejen/pëlqimin ose nuk kanë përfunduar obligimet financiare ndaj kryeqytetit, Inspektorati ka urdhëruar palët të lirojnë hapsirat publike ose të njëjtat do të lirohen nga Inspektorati në ditët në vazhdim.”, thuhet tutje.

Teksa theksohet se aksioni i inspektoratit ka për qëllim që të vejë rend dhe rregull në shfrytëzimin e hapësirave publike sikur edhe të inkasojë të hyra të cila në të ardhmen Prishinës do t’i kthehen në formë të investimeve./TelegramNews./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews