Sot do të publikohet vendimi i Gjykatës për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut.
Kështu ka njoftuar avokati i familjes së Fejzullahut, Tomë Gashi.
“Më 31.07.24 në ora 9:00 do të publikohet vendimi i Gjykatës për rastin e vrasjes së Lulzim Fejzullahut. Për vrasjen e Lulit kanë mëkate edhe vetë 3 Gjyqtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë të cilët së paku njërit prej sulmuesve mizorë ndaj Lulit për vepra shumë të rënda penale që nga tentim vrasja e një nxënësi në apo afër oborrit të shkollës në Besian pak vite më parë nuk i dhanë dënimin meritor”, ka shkruar Tomë Gashi.