Prokuroria Speciale ka ftuar për intervistim anëtarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi lidhur me deklaratat e tij për Astrit Dehari.
Sot janë publikuar pamje ku Sami Kurteshi shihet bashkë me avokatin Tomë Gashi duke hyrë në objektin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Intervistimi i tij, lidhet me deklaratat e bëra në konferencën për media me rastin e pensionimit të Afrim Shefkiut, i ngarkuar me rastin e Astrit Deharit. /EO