Është dita e ndeshjeve në garat evropiane, ku Ballkani dhe Drita do të zbresin sot në fushë për të zhvilluar ndeshjet e kthimit të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
Dy skuadrat kosovare do të luajnë sot, Ballkani si mysafir derisa Drita në cilësinë e skuadrës vendase.
Të parët që do të zbresin në fushë janë bardhekaltërtit nga Gjilani, të cilët nga ora 17:00 do të përballen me islandezët e Breidalbik në stadiumin Zahir Pajaziti në Podujevë.
Drita ka fituar ndeshjen e parë si mysafirë me rezultat 2-1 dhe kërkon që të marrë rezultat pozitiv ditën e sotme për të kaluar tutje.
Ndërkohë tre orë më vonë në fushë zbret edhe kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani që luan në udhëtim në Maltë.
Të besuarit e Ilir Dajës përballë kanë kampionin e Maltës, Hamrun Spartans ku kërkojnë fitore për të kaluar tutje.
Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Podujevë dy skuadrat kishin barazuar 0-0.