Donjeta Sadiku u eliminua në çerekfinale të Lojërave Olimpike pasi u mposht 3-2 në pikë nga Pana Valdes e Kolumbisë.
Në raundin e parë, Sadiku filloi me kujdes dhe një angazhim të ulët, dhe raundi i dytë vazhdoi në të njëjtën linjë. Edhe pse në raundin e tretë e intensifikoi ofensivën, kjo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar kalimin në gjysmëfinale.
Tani, Sadiku do të shpresojë për një performancë më të mirë në katër vitet e ardhshme.