Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier ka prezantuar zëvendës shefen e re në ambasadën amerikane, Anu Prattipati.
Përmes një postimi në “X”, ai ka thënë se bashkë me të do t’i thellojmë marrëdhëniet Amerikë-Kosovë.
“Kënaqësi për të mirëpritur Anu Prattipati në Kosovë si Zëvendës Shef i ri i Misionit në Ambasadën Amerikane. Mezi presim të punojmë së bashku për të avancuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës”, ka shkruar Hovenier.
Postimi i tij i plotë:
Pleased to welcome Anu Prattipati to Kosovo as the new Deputy Chief of Mission at the U.S. Embassy. Looking forward to working together to advance 🇽🇰 and 🇺🇸 relations. pic.twitter.com/vlc8wb2EsE
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 29, 2024