​Avokati i familjes Osmani kërkon burgim të përjetshëm edhe për Arbër Sejdiun

Pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj, e cila ka dënuar të hënën me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, ndërsa Arbër Sejdiun me 15 vjet burgim, në rigjykimin për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit, avokati i familjes së Osmani, Gazmend Rexhepi ka deklaruar se është pjesërisht i kënaqur me shpalljen e aktgjykimit dënues ndaj të akuzuarave të lartpërmendur.

Sipas tij, ekzistojnë prova se edhe Sejdiu është dashur të shpallet me burgim të përjetshëm.

“Vendimi pjesërisht i kënaqur, përsëritje e vendimit të kaluar, do të isha tërësisht i kënaqur nëse edhe i akuzuari i dytë do të merrte vendimin meritor, burgimin e përjetshëm. Janë provat që involovojne të dytë në burgimin e përjetshëm. Kemi prova të mjaftueshme dhe prova të shkruara, Atë mizorinë që e sqaroi trupi gjykues është konstatuar mbi bazën e atyre video xhirimeve, jo mbi bazën e fjalëve, por konkretisht provat janë që të dytë involovohen në vrasjen në mënyrë më mizore të mundshme… Është e çuditshme herën e parë si është kthyer çështja në rigjykim ku nuk janë cituar provat kryesore faktet kryesore, nuk janë cituar bashkë më kryesorët… Janë video xhirimet ku shihen se e ndjera ka pasur vdekje te ngadalshme”, ka thënë Rexhepi.

Në anën tjetër, avokatja e Arbër Sejdiut, Arbnore Shefkiu ka thënë se ka vërejtje në rigjykimin e të dënuarit.

“Rikualifikim realisht nuk e kemi kërkuar, mirëpo edhe në arsyetimin e saj ka qenë i njëjtë sikurse herën e kaluar për të cilën edhe Gjykata e Apelit ka dhënë vërejtje se mbi cilat baza e ka vërtetuar që ka dhënë ndihmë… Me atë që u komunikua po shpresoj se Gjykata të jep të paktën një arsyetim se mbi cilat prova e ka bazuar këtë rikualifikim, patjetër se do të paraqsim ankesë në afatin e lënë ligjor”,tha Shefkiu

Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt me 4 gusht të 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit, kurse i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmën e kryerjes së veprës “vrasjes së rëndë”. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.

Marigona Osmani është vrarë më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në Ferizaj./kp

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews