A është Kosova në kolaps ekonomik?

Kosova është në kolaps ekonomik. Norma e interesit dhe rritja buxhetore siç pretendon qeveria se kanë mbushur arkën e shtetit përmes rritjes ekonomike, ekspertët ekonomikë e thonë të kundërtën.

Norma e rritjes ka inkasuar mjete nga inflacioni dhe rritja e çmimeve.

Kështu e cilëson gjendjen ekonomike në vend, Drejtori Ekzekutiv i Riinvestit, Alban Hashani.

Lidhur me këtë proces Hashani thotë:

“Pavarësisht normës së rritjes ekonomike, vendi ka ngecur në një grackë, dhe nuk po arrihet të adresohen problemet e rëndësishme që ka Kosova.
Derisa kërkon nga institucionet që të përkahin më shumë sektorin prodhues, në këtë drejtim ekonomia e Kosovës fatkeqësisht ka ngecë në një nivel zhvillimi, i cili është pak a shumë në trendin e pas luftës. E kjo normë e rritjes ekonomike, edhe pse është më e madhe se vendet tjera të rajonit, është e pamjaftueshme për t’i adresuar problemet e rëndësishme që Kosova ka. Jemi me një grackë të vendit me të ardhura mesatare që nuk po arrimë të dalim prej kësaj gracke dhe fatkeqësisht nuk po arrimë të mobilizojmë investime të mjaftueshme qoftë prej sektori publik, i cili e ka ekzekutimin e investimeve kapitale relativisht të ulët, e kjo drejtpërdrejt ndikon edhe te sektorët ku qeveria është blerës i rëndësishëm, por edhe investimet te vet sektori privat, të cilat do të mund të rrisnin investimet në ata sektorë në të cilët Kosova ka më shumë nevojë në këtë rast prodhimi, për të përmirësuar disa disbalance makroekonomike me të cilat përballen”, deklaron Hashani.

Ish kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës në një bisedë për Telegram Neës ka thënë ditë më parë se inflacioni dhe rritja e çmimeve kanë rritur arkën e shtetit, por kjo rritje nuk vjen nga rritja e shëndosh ekonomike por nga disbalanci i çmimeve në raport me rritjen enorme të tregut.

“Çmimet janë rritur dhe inflacioni gjithashtu ka shenuar ngritje në Kosovë, ndërsa të ardhurat nuk kanë shenuar asnjë ngritje dhe nuk kanë mundur ta ndjekin inflacionin. Kjo gjendje i ka rritur të hyrat, por qytetart janë varfëruar, Për cka qytetarët detyrohen të marrin edhe kredi për pushime”,thotë Safet Gërxhaliu.

Duke folur për ekonominë e vendit, Hashani derisa tregon se çfarë hapa duhet të ndërmerr qeveria, shton se në vitet e fundit është se ka një rritje të përpjesës së buxhetit, i cili është transfer dhe subvencionim, ndërsa ulje të investimeve kapitale edhe në nivel të planifikimit.

Në anën tjetër, Hashani nënvizon se edhe masat e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës që vazhdojnë të jenë akoma në fuqi po i bëjnë dëme ekonomisë së vendit, pasi sipas tij, dërgojnë sinjale jo të mira tek investitorët tjerë.

Për të përmirësuar situatën në klimën e të bërit biznes, Hashani thotë se duhet të insistohet që të ulet sa më shumë informaliteti dhe evazioni fiskal, e po ashtu edhe përmirësimi i sistemit gjyqësor.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews