Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar heroin Enver Zymerin dhe gjithë policët e rënë në detyrë.
Osmani në Facebook ka thënë se guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembull i shërbimit dhe sakrificës për atdhe.
“Guximi, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij dhe kolegëve të rënë në detyrë janë shembulli i shërbimit dhe sakrificës për atdhe. Trashëgimia e tyre është testament i ndershmërisë, qëndrueshmërisë dhe patriotizmit.Në këtë ditë, i kujtojmë edhe të gjithë policët e rënë në krye të detyrës që nga themelimi i Policisë së Kosovës. Ata janë nderi, krenaria dhe përpjekja për ndërtimin e një Kosove të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Osmani