Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar Adem Demaçin në gjashtë vjetorin e vdekjes së tij.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Ministrja ka shkruar se vepra e Demaçit do të mbetet përherë një pasuri e pashtershme, e cila do të shërbejë ndër breza si shembull se si luftohet për liri dhe si ngrihet populli në robëri.
“Baca Adem frymëzoi dhe organizoi një popull të tërë në rrugën për çlirim. I pa nënshtruar, i pa devijuar nga synimet dhe idealet e tij, ai do të mbetet i paharrueshëm. Vepra e Bacës Adem do të mbetet përherë një pasuri e pashtershme, e cila do të na shërbejë ndër breza si shembull se si luftohet për liri dhe si ngrihet populli në robëri. Adem Demaçi na mësoi se uniteti dhe vendosmëria e një populli janë armët më të fuqishme kundër çdo armiku, çdo shtypje, dhe kundër çdo padrejtësie”, tha ndër tjerash Haxhiu.