Sindikata e Policisë së Kosovës, në Ditën Memoriale të Heronjve të Policisë së Kosovës ka publikuar emrat dhe fotografitë e policëve të rënë në krye të detyrës përgjatë viteve.
Në faqen zyrtare të Sindikatës së Policisë thuhet se policët e rënë janë simbol i kurajos dhe përkushtimit, dhe trashëgimia e tyre do të jetojë përjetësisht.
“Sot, në Ditën Memoriale të Heronjve të Policisë së Kosovës, kujtojmë me nderim dhe respekt të thellë të gjithë ata që kanë sakrifikuar jetët e tyre për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit tonë. Këta heronj janë simbol i kurajos dhe përkushtimit, dhe trashëgimia e tyre do të jetojë përjetësisht në zemrat tona. Lavdi përherë heronjve të Policisë së Kosovës! Sindikata e Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Kosova sot shënon me një sërë aktivitetesh Ditën memoriale të punonjësve policorë të rënë në krye të detyrës dhe me rastin e 13-vjetorit të rënies së heroit Enver Zymeri. /TelegramNews./