Është miratuar Projektligji për emërimin e Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh.A.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua me vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim për Kryesues të Ndërmarrjes Petrit Nahi, ndërkaq Rrezarta Pllana, Saimie Thaqi dhe Lindita Toçi u emëruan anëtare të Bordit.
Gjatë shqyrtimit të Projektligjit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh se ka pasur ankesa në lidhje me përzgjedhjen e kandidatëve.
“Komisioni për shqyrtim të ankesave ka shqyrtuar 16 ankesa prej tyre janë aprovuar tetë ndërkaq tetë janë refuzuar. Komisioni rekomandues ka mbajtur intervista dhe qeverisja ka rekomanduar listën përfundimtare me 15 kandidatë”, tha Kurti.
Ndërkaq e drejta për ankesë ishte me afat prej 30 ditëve. /TelegramNews.com