Haxhiu del nga intervistimi: Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përfunduar intervistimin në Prokurorinë Speciale.

Ajo dje dhe sot është intervistuar në kuadër të Prokurorisë Speciale, në lidhje me dy deklarata të saj.

Pas kësaj, Haxhiu deklaroi se ka qëndruar tyre prej më shumë se dy orë, për t’u marrë në pyetje.

Ndër të tjerash ministrja Haxhiu deklaroi se Prokuroria Speciale po tenton të pengojë punën e saj në vazhdimës.

“Dje dhe sot me urdhër të Prokurorisë Speciale jam intervistuar në një rast që ka të bëjë me një deklaratë timen, që nuk e kam dhënë për herë të parë. Ka kohë që unë kam deklaruar asisoj. Në RTV Dukagjini që ndërlidhet me përpjekjet e prokurorëve të sistemit të drejtësisë për takime, për favore e të tjera e të tjera. Kam shpjeguar se si Qeveri nuk funksionojmë asisoj, por që ne e kemi për obligim t’i adresojmë reformat në drejtësi që po punojmë në vazhdimësi, e që duket se dikujt po i pengon”,,tha ajo.

“Prokuroria Speciale po tenton të më pengojë në punën time, meqë rast edhe e keni parë që në vazhdimësi çfarëdo deklarate që kam dhënë menjëherë kanë bërë autorizim për policinë për të më marrë deklaratën time, apo për të dhënë deklaratën time si dëshmitare. Rasti i dytë ka të bëjë me një reagim timin në rrjetin social Facebook, që vjen si kundërpërgjigje ndaj përpjekjes së radhës së Qeverisë së Serbisë nëpërmjet Daciq, i cili tentoi që ngjarjen që ka ndodhur në Loznicë ta ndërlidhë me një sulm terrorist kinse të përgatitur nga Republika e Kosovës. Për rastin e parë kam shprehur si publikisht edhe sot para Prokurorisë fenomenin që ekziston në institucionet e drejtësisë, për t’u takuar për çështje të ndryshme që nuk ndërlidhen me mandatin tonë…”.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews