Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka zhvilluar takim lamtumirës me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Szunyog në “X” tha se e falënderoi Kurtin për bashkëpunimin.
Derisa tha se e inkurajoi atë që t’i përshpejtojë reformat për t’u afruar me BE-në.
“Rikonfirmova rolin e BE-së si një partner stabil dhe i pazëvendësueshëm për Kosovën dhe e inkurajova atë që t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, thai Szunyog.
Today, I had a farewell meeting with Kosovo’s Prime Minister @albinkurti, whom I thanked for the cooperation. Reaffirmed the EU’s role as a stable & irreplaceable partner for Kosovo & encouraged him to accelerate the necessary reforms for Kosovo’s EU path. pic.twitter.com/RleBSr0Bg1
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 22, 2024