Një 56-vjeçare shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë në Greqi pasditen e së shtunës.
56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës, ku është konstatuar vdekja e saj.
Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës. /TCH