Në kërkim nga Maqedonia e Veriut, Gjykata i cakton paraburgim të dyshuarit

Gjykata Themelore në Ferizaj, e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit F.K., i kërkuar nga Autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se kundër të pandehurit është lëshuar urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesa të datave 25 korrik 2008 të shtetit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të veprës penale “Vrasja e rëndë”. Lidhur me këtë i pandehuri F.K., dyshohet se veprën penale të përshkruara më lartë e ka kryer në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe i njëti më datën 18 korrik 2024, është ndaluar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës – Stacioni Policor në Kaçanik”, thuhet në njoftim e kësaj gjykate.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit e ka aprovuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditëve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews