Hoti: Për dy vite janë paguar 520 milionë euro për entitete publike

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se kurrë nuk janë shpenzuar kaq shumë mjete për ndërmarrjet publike sesa gjatë Qeverisë Kurti, duke shtuar se deklarimet se është ndalur “gjakderdhja financiare” dhe janë mbyllur “vrimat e buxhetit”, janë “mashtrimi i radhës” i kësaj qeverie.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Hoti theksoi shifrat që janë shpenzuar gjatë vitit 2023.

“Deklarimet se është ndalur “gjakderdhja financiare” dhe janë mbyllur “vrimat e buxhetit” është mashtrimi i radhës i Kurtit dhe VV-Guxo. Sipas raportit të buxhetit për 2023 (faqe 29), për vitet 2021-2023 janë paguar 520 milionë euro për entitete publike (102 mil në 2021, 233 mil në 2022 dhe 185 mil në 2023). Kurrë nuk janë shpenzuar kaq shumë mjete për ndërmarrjet publike. Me gjithë këto mjete do të mund të ndërtohej një bllok i ri energjetik në KEK, centrali me gaz, apo të përmbyllej projekti madhor i Ibër-Lepencit, për të cilin është iniciuar master plani në qeverinë paraprake”, tha Hoti.

Gjithashtu ai potencoi se kishte kërkuar për të parë listën e plotë të subvencioneve për ndërmarrjet publike, por i njëjti nuk kishte marrë përgjigje.

As Ministri i Financave që është përgjegjës për buxhetin, e as Ministrja e Ekonomisë përgjegjës për ndërmarrjet publike, nuk kanë kthyer përgjigje. Këta do të mbahen përgjegjës për këto abuzime me buxhetin, herët a vonë. Këta gjithmonë nuk do të jenë në pushtet për të pamundësuar qasjen e deputetit në mënyrën si shpenzohen taksat e kosovarëve.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews