KESCO ka njoftuar që për ta mbuluar kërkesën e rritur për energji elektrike është duke importuar çdo ditë rreth 1 milion euro energji elektrike.
Bëhet e ditur se deri tek kjo ka ardhur pasi gjatë këtyre ditëve situata elektroenergjetike është vështirësuar tej mase nga disa faktorë.
Fillimisht është rritur kërkesa tej mase si pasojë e temperaturave ektreme të ngrohta që po mbizotërojnë në vendin tonë, duke bërë që kërkesa në kohë piku të kalojë mbi 800 megavatë, dukshëm mbi mesataren e kësaj periudhe. Kjo për shkak të përdorimit masiv të kondicionerëve anekënd Kosovës.
“Në rëndimin e situatës po ndikon edhe fakti që njësia B1 e KEK-ut është në remont të planifikuar vjetor, duke bërë që prodhimi vendor të reduktohet me së paku 250 MË. Pra, aktualisht Kosova nuk po prodhon më tepër se 500 MW”, thuhet në njoftim./TelegramNews.com./