Donald Trump njoftoi në platformën e tij Truth Social se ai kishte zgjedhur një senator nga Ohio J. D. Vance për kandidatin e tij për nënkryetarë.
“Pas shumë diskutimeve dhe reflektimeve, duke marrë parasysh talentin e jashtëzakonshëm e shumëçka tjetër, vendosa që personi më i përshtatshëm për të marrë pozicionin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara është Senatori J. D. Vance of the Great State of Ohio”, shkroi Trump.
Ai njoftoi lajmin në fillim të një Konvente Kombëtare Republikane katër-ditore në Milwaukee, Wisconsin, ku do të zgjidhet zyrtarisht kandidat presidencial.