Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin, të gjitha atentatet ndodhura i ka konspiruar në “frymën e botës serbe” i bindur se po vriten ata që mendojnë ndryshe për luftën në Ukrainë.
Ai e ka brengën se edhe presidenti i Serbisë Vuçiq, mund të jetë në dioptrinë e atentatorëve sikur Robert Fitz në Sllovaki, dhe presidenti iranian Ebrahim Rais që po kthehej nga Azerbajxhani në Iran, helikopteri i të cilit u rrëzua në një mot të lig me mjegull në hapësirë ajrore për në Tabriz.
Krerët e lartë institucionalë të Serbisë përpjekjen për atentat ndaj Trump e kanë vlerësuar si një fitore të sigurt të tij në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë
Ish kryeministri dhe presidenti rus, Dmitry Medvedev, konstaton se kandidati për president të SHBA-së, Donald Trump, do t’i fitojë zgjedhjet nëse ai nuk vritet.
Apeli i tyre këto ditë po transmetohet si një mesazh për mbrojtjen e Presidentit serb Aleksandar Vuçiq.