Pesë persona, në dy raste të ndara kanë tentuar ta kalojnë ilegalisht kufirin në Kamenicë.
Në rastin e parë bëhet fjalë për tre burra, ndërkaq në të dytin për një burrë dhe një grua.
“Novosellë, Kamenicë / 13.07.2024 – 10:20. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin tre të dyshuar meshkuj shqiptarë shtetas të Serbisë, të cilët dyshohet se kishin kryer veprën e cekur. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
“Novosellë, Kamenicë / 13.07.2024 – 10:22. Është ndaluar një veturë me targa të Serbisë në të cilën ndodheshin dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) kosovar, të cilët dyshohet se kishin kryer veprën e cekur. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet tutje në raportin e policisë.