Pesë persona janë arrestuar dje pasdite në rrugën “Sokol Sopi”, në Prishtinë, pasi që ishin rrahur në mes vete, ku gjatë rrahjes janë përdorur armë zjarri dhe mjete të mprehta-thikë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e rrahjes, tre nga të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, pasi që ishin të therur nga thika.
Me vendim të prokurorit pesë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.