​Të shtënat në tubimin e Trump po hetohet si një tentativë për vrasje

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ishte objektivi i një atentati të shtunën në një tubim në Pensilvani, disa ditë përpara se ai të pranonte nominimin republikan për herë të tretë.

Një breshëri armësh shkaktoi panik dhe Trump tha se u qëllua në vesh por menjëherë u rrethua nga Shërbimi Sekret, të cilët me nxitim e futën në veturën e tij, derisa ai qonte grushtin e tij në një shfaqje sfide.

“E kuptova menjëherë se diçka nuk shkonte në atë që dëgjova një fërshëllimë, të shtëna dhe menjëherë ndjeva plumbin nëpër lëkurë. Ka pasur shumë gjakderdhje”, ka shkruar ai në faqen e tij në rrjetet sociale.

Të paktën një pjesëmarrës vdiq dhe dy spektatorë u plagosën rëndë, thanë autoritetet. Shërbimi Sekret tha se vrau sulmuesin e dyshuar i cili sulmoi nga një pozicion të ngritur jashtë vendit të tubimit, derisa theksoi se Trump ishte i sigurt.

Presidenti Joe Biden lëshoi një deklaratë duke thënë se ai po ‘lutet’ për ish-presidentin Donald Trump dhe duke dënuar ‘këtë lloj dhune’ pas të shtënave në mitingun e Trump në Butler, Pensilvani.

“Jam informuar për të shtënat në mitingun e Donald Trump në Pensilvani. Jam mirënjohës që dëgjoj se ai është i sigurt dhe po shkon mirë. Unë jam duke u lutur për të dhe familjen e tij dhe për të gjithë ata që ishin në tubim, ndërsa presim informacione të mëtejshme. Jill dhe unë i jemi mirënjohës Shërbimit Sekret që e çoi në siguri. Nuk ka vend për këtë lloj dhune në Amerikë. Ne duhet të bashkohemi si një komb për ta dënuar atë.”, tha ai.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews