Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë.
Sipas të dhënave të publikuara del se në vend jetojnë 1,586,659 banorë, ku prej tyre 795,046 meshkuj dhe 791,614 femra.
Nga gjithsej 38 komuna të Kosovës, 9 prej tyre kishin rritje të popullsisë, 29 të tjera kishin zvogëlim të numrit të popullsisë.
Ndryshe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili po merr pjesë në këtë konferencë tha se realizimi i regjistrimit të popullsisë ishte një nga projektet më me prioritet të qeverisë gjatë këtij viti./TelegramNews.com./
Kurti: Realizimi i regjistrimit të popullsisë, një nga projektet më me prioritet këtë vit