Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka bërë thirrje për pjesëmarrjen e diasporës në regjistrimin e popullsisë.
Nëpërmjet një video adresimi, ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën Veriore, Ilir Kapiti, ka thënë se ky proces është tejet i rëndësishëm për planifikimin që do të bëjnë të dyja shtetet.
Derisa Kapiti ka bërë të ditur se dita e fundit e regjistrimit për diasporë është 31 gushti.
“Është një proces tejet i rëndësishëm për neve gjithashtu edhe për juve, për planifikimet që i bëjmë, për zhvillimet që do t’i kemi në dy shtetet”, tha ai.