​Mungon LVV, dështon Komisioni Hetimor për anëtarët e shërbimit të jashtëm të MPJD-së

Në mungesë kuorumi ka dështuar Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Në këtë mbledhje të komisionit, në rend dite ka qenë hartimi i listës së dëshmitarëve për intervistim në komision.

Të pranishëm në këtë komision kanë qenë vetëm katër deputetë, Time Kadrija nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ariana Musliu Shoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Rrezarta Krasniqi nga radhët e Lidhja e Demokratike e Kosovës.

Kryetarja e Komisionit Hetimor, Time Kadrija tha se nuk ka kuorum për të vijuar mbledhjen e këtij komisioni.

“Nuk shtyhet mbledhja ashtu sipas tekeve individuale, personale brenda ditës sepse të gjithë edhe ju si deputetë edhe unë kemi pasur obligime, angazhime. Dhe arsyeja pse kemi ardhur, kemi ardhur sepse është caktuar koha, është caktuar termini për këtë komision dhe e kemi respektuar këtë termin ashtu siç është me rregullore të Kuvendit të Kosovës. Ata me një shkrim në një grup që e kemi formuar për mbarëvajtjen e punës së Komisionit Hetimor thanë që për arsye të ndryshme nuk mund të marrin pjesë asnjë prej deputetëve. Andaj ne sot nuk kemi kuorum dhe po e përfundojë këtë tubim”, tha ajo.

Kadrija theksoi se pret nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që të sjellin listën e dëshmitarëve.

“Shpresoj që deputetët e mazhorancës do e sjellin listën e dëshmitarëve dhe kjo listë e dëshmitarëve të votohet në mbledhjen e radhës në mënyrë që të procedojmë më tutje në hapat e mëtejmë për mbarëvajtjen e punës së komisionit”, shtoi ajo.

Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka angazhuar tre ekspertë. Ky komision është themeluar me kërkesën e deputetes së PDK-së, Ariana Musliu Shoshi për hetimin, siç ka thënë ajo, të degradimeve që janë bërë në MPJD.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews