Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Keir Starmer, për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme Mbretërisë së Bashkuar.
Në urimin e saj në platformen “X”, Osmani ka ripotencuar marrëdhëniet e mira ndërshtetërore me shtetin britanik.
“Urime të përzemërta, Keir Starmer, në fitoren tuaj historike në zgjedhje! Mbretëria e Bashkuar ka një vend të veçantë në zemrat e të gjithë kosovarëve dhe jam e bindur se së bashku, ne do të punojmë ngushtë për të forcuar aleancën tonë të gjatë”, ka shkruar Osmani.
Partia Laburiste ka arritur një fitore dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, dukë shënuar fundin e frymës konservatore në vend prej 14 vitesh.