Sot po mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Britani të Madhe..
Zgjedhjet e përgjithshme por edhe ato lokale në Britani të Madhe ndodhin pa ndryshim të enjten, një traditë që ka vazhduar për më shumë se 100 vjet, megjithëse origjina e saj është e paqartë për shumë njerëz. Deri në vitin 1918, votimi zgjaste disa ditë, me zona zgjedhore që votonin në ditë të ndryshme të javës.
Sistemi i mëparshëm u hodh mënjanë pasi që partitë që fitonin epërsi të hershme, ndikonin tek votuesit e mëvonshëm. Pas përfundimit të luftës në vitin 1918, u miratua Akti i Përfaqësimit të Popullit, i cili fillimisht njihet për lejimin e votimit për gratë (të cilat duhej të plotësonin disa kritere pronësie, ose gratë e martuara, apo ato mbi 30 vjeçe) por që në të njejtën kohë, ky akt përmbledhi votimin në një ditë të vetme për shkaqe të drejtësisë.
Në kohën e pagave javore – të cilat zakonisht shpërndaheshin të premteve – supozohej se njerëzit do të socializoheshin në këtë ditë, gjë që mund të ndikonte në pjesëmarrje në zgjedhje. Nga ana tjetër, në një kohë kur kisha ende luante një rol vendimtar në shoqëri, të dielat konsideroheshin si një ditë e papërshtatshme për zgjedhje – me shqetësime të mëtejshme se vizitorët e kishës mund të prekeshin nga ajo që mund të ndëgjonin nga foltorja.
Nga ky këndvështrim, me mbajtjen e zgjedhjeve në mesjavë, shpresohej që votuesit të distancoheshin nga ndikimi i lokaleve apo kishave. Për më tepër, në të kaluarën, të enjtet ishin ditë tregu në shumë qytete dhe fshatra, që do të thoshte se më shumë njerëz ishin jashtë dhe për këtë arsye kishte të ngjarë të votonin.
Pavarësisht ndryshimit të kohërave, tradita e votimit të së enjtes mbetet e vendosur, me përjashtim të përjashtimeve të rralla si zgjedhjet e pjesshme të Mançesterit në 1973, të cilat u zhvilluan në mënyrë unike të mërkurën për shkak të një gabimi administrativ, raporton Liverpool Echo.
Zgjedhjet e fundit në Mbretërinë e Bashkuar që nuk u mbajtën të enjten ishin në Hamilton në 1978. Kjo ishte për shkak të ndeshjes hapëse të Kupës së Botës FIFA 1978 që u zhvillua të enjten, më 1 qershor.