Një komandant i lartë i Hezbollahut u vra në një sulm ajror izraelit të mërkurën në jug të Libanit, sipas një zyrtari të Hezbollahut cituar nga Associated Press.
Hezbollahu e identifikoi komandantin e vrarë si Mohammad Naamheh Nasser, i njohur me nofkën guerile “Abu Naameh”. Sulmi ndodhi pranë qytetit bregdetar Tire, ndërsa përpjekjet globale për të parandaluar eskalimin e konfliktit mes Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite janë intensifikuar në javët e fundit.
Ka frika se këto luftime mund të shpërthejnë në një konflikt të gjerë rajonal dhe të eskalojnë drejt një konfrontimi të drejtpërdrejtë mes Izraelit dhe Iranit.