Një burrë në Pejë është arrestuar pasi ka rrahur gruan e tij.
Sipas Policisë, e njëjta kishte qenë shtetase e Shqipërisë.
Bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Pejë 02.07.2024 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër shtetase e Shqipërisë. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.