Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një shtetase të Shqipërisë të enjten në pikën kufitare në Vërmicë.
Në raportin e Policisë thuhet se e njëjta gjatë kontrollit të dokumenteve në Pikën e Kalimit Kufitar, i ka dhënë 50 euro ryshfet zyrtarit policor.
“14.11.2024 – 01:10. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve në Pikën e Kalimit Kufitar, i ka dhënë 50 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të policisë.