Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për shkrimtarin Ismail Kadare në kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë.
Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti do të jetë i shoqëruar me anëtarë të kabinetit qeveritar.
Kujtojmë që në këtë ceromoni do të marrë pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca së bashku me disa deputetë.