Ahmeti: Qeveria s’ka legjitimitet – do ta demonstrojmë pakënaqësinë tonë

Pas shtatë ditësh të votimit për Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut në Kuvend, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Hristijan Mickoski, lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, deklaroi se partia e Mickoskit nuk respektoi legjitimitetin e shqiptarëve.

“Do të shprehim pakënaqësinë tonë dhe revoltën tonë për vendimin e tyre të pa drejtë që nuk respektuan legjitimitetin e fituar nga BDI dhe Fronti, të cilët bënë fushatë dhe fituan së bashku,” tha Ahmeti në një konferencë për media.

Sipas tij, kjo qeveri nuk ka legjitimitet dhe BDI do të angazhohet për të shpjeguar opinionit se ky shtet ka ardhmëri dhe perspektivë duke respektuar votën e lirë dhe legjitimitetin që vjen nga populli.

“Ne kemi fituar zgjedhjet. Para 18 viteve bëmë këtë gabim. Brenda 18 muajsh organizuam zgjedhje të parakohshme dhe fituam. Në ato zgjedhje fitoi BDI dhe filloi reflektimi për respektimin e votës së lirë,” shtoi lideri i BDI-së.

Më 23 qershor, Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u votua me 77 vota për. Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE u emërua kryeministër i 13-të i Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e 20-të nga pavarësia e vendit u formua nga VMRO-DPMNE me partnerët e tyre, koalicionin VLEN dhe partinë ZNAM. Qeveria e Mickoskit do të ketë 5 zëvendëskryeministra dhe VMRO-DPMNE do të udhëheqë me 15 ministra. 6 ministra do të jenë nga VLEN-i dhe 2 nga ZNAM-i.

Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut u krijua pas zgjedhjeve parlamentare të 8 majit, ku VMRO-DPMNE fitoi me 58 deputetë, ndërsa “Fronti Evropian”, përfaqësuesi i shqiptarëve, fitoi 18 mandate, 4 më shumë se VLEN-i. Megjithatë, VMRO-DPMNE zgjodhi VLEN-in për koalicion, duke shmangur parimin e fituesit me fituesin në mes të komuniteteve maqedonase dhe shqiptare.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews