Gazeta prestigjioze amerikane, The New York Times, ka njoftuar njëashtu lexuesit e saj që shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, ka vdekur.
Ky medium shkruan që Kadareja ia tregoi botës hallin e shqiptarëve.
“Ismail Kadare, romancieri dhe poeti shqiptar i cili i vetëm vuri vendlindjen e tij ballkanase në hartën e letërsisë botërore, duke krijuar vepra shpesh të errëta, alegorike që tërthorazi kritikonin shtetin totalitar të vendit të tij, vdiq në Tiranë, Shqipëri, të hënën”, thuhet në njoftimin e The New York Times.