Gazeta New York Times mbështeti Kamala Harris, duke e quajtur atë “zgjedhjen e vetme për president”.
Në vend që të citonte anët pozitive të Kamala Harris, bordi redaktues u përqëndrua në numërimin e asaj që ajo konsideron si anët negative të Donald Trump.
“Është e vështirë të imagjinohet një kandidat më i padenjë për të shërbyer si president i Shteteve të Bashkuara,” shkruan bordi redaktues për Trump, transmeton Telegram News.
Ata nuk e kanë mbështetur republikanin që nga Eisenhower
“0Donald Trump është i papërshtatshëm për presidencën – duhet të jetë e mjaftueshme për çdo votues që kujdeset për shëndetin e vendit tonë dhe stabilitetin e demokracisë sonë për ta mohuar atë rizgjedhje,” tha shkrimi, i bërë nga 14 gazetarë.
“Për këtë arsye, pavarësisht nga mosmarrëveshjet politike që votuesit mund të kenë me të, Kamala Harris është e vetmja zgjedhje patriotike për president,” shton gazeta. Vendimi për të mbështetur Harris nuk është befasues. Bordi redaktues nuk e ka mbështetur republikanin si president që nga Dwight Eisenhower në 1956.
Në korrik, 10 ditë para se Presidenti Joe Biden të largohej nga gara, bordi redaktues lëshoi një editorial të mprehtë me pesë pjesë kundër Trump. /TelegramNews/