Borrell paralajmëron njerëz të rinj në dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell që gati ka pranuar se dialogu Kosovë-Serbi, ka dështuar, ka paralajmëruar ekip të ri negociator në nivel emisarësh dhe ndërmjetësish.

Ai ka thënë se  rezultati i dialogut Kurti, Vuçiq ka qenë i pamjaftueshëm, por aty-këtu me ndonjë rezultat të lehtë. Borrell ka pranuar se nuk do të hiqet dorë nga  suksesi  i dialogut Kosovë-Serbi, duke  pranuar se për rezultate të reja , në krye të detyrës  duhet të vinë njerëz të rinj.

Danjel Server ekspert  i zhvillimeve  politike dhe të sigurisë për Ballkanin Perëndimor, në një takim me Kurtin ka thënë se  bisedimet Kosovë-Serbi, duhet  të ndryshojnë çasjen  dhe gjërat të zhvillohen në një format të ri.

Sever, shpesh ka kritikuar çasjen e  shefit për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së Borrell dhe të emisarit  Lajçak ndaj Kosovës duke   mbajtur qëndrim edhe kundër sanksioneve të vendosura ekonomike  të BE-së ndaj Kosovës.

Në një paraqitje  të tij para përfundimit  të detyrës, Borrell ka përmendur pikat  më nervore  të dialogut  që mbeten si  vështirësitë zor të kalueshme .

Ai ka renditur  Banjskën  dhe  protestat e vitit 2023 ku janë lënduar e plagosur 100 ushtarë të KFOR-it si probleme të mbetura edhe për mandatarë të rinj që do t’i pasojnë  pozitat e në krye të BE-së dhe  dhe ndërmjetësit  të cilin e kishte zgjedhur ai  në fillim të mandatit e për të cilin  ka lajme kontradiktore se  do të qëndrojë në pozitën e  emisarit të BE-së deri në Pranverë.

Borrell që ka marr detyrën më 2020, ka thënë se  kur ai erdhi në krye të  BE-së,  dialogu Prishtinë -Beograd  ka qenë i bllokuar.

Tutje Borrell ka shtuar  se  me hapjen e dialogut, ka pasur  progres por ai ka qenë i vogël, përkundër  disa të arriturave të cilat nuk janë zbatuar  dhe ka premtuar se do të qëndroi  me sy dhe fokus kah akterët e këtij dialogu   edhe në të ardhmen.

Dialogu Kosovë-Serbi,  aktualisht  është në rrugë pa dalje dhe gjerat  kanë shkuar deri te ngrirja e  procesit, pasi Kryeministri Albin Kurti, ka vendosur tri kushte   për Serbinë,  për të vazhduar  dialogu.

Lajçak  në një paraqitje publike ka thënë se  kushtet e Kurtit  kundrejtë Serbisë janë kredibile.

Dallimi mes kërkesës së Lajçak dhe platformës kosovare për  fundin e dialogut  është se Lajçak në vazhdimësi ka kërkuar normalizim të raporteve Kosovë-Serbi, pa e përmendur njohjen e Kosovës nga Serbia , derisa Kosova  kusht qendror  në fund të dialogut  e ka njohjen nga Serbia./Telegrami.co./

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews