Takimi trilateral në Bruksel, Stano: Ishte rregull në të kaluarën, për fat të keq Kurti s’ishte gati

Josep Borrell ka synuar të lehtësojë takimet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq pas një kohe të gjatë negociatash.

BE ka bërë njoftimin me konfirmimet e të dy liderëve për takime të ndara në fillim dhe një takim trepalësh në fund, por ky i fundit nuk u realizua. Borrell dhe Vuçiq e bënë Kurtin përgjegjës për këtë.

“Siç e kemi paralajmëruar të hënën (dhe siç ka qenë rregulla në të kaluarën), kemi llogaritur në një takim trepalësh, për fat të keq kryeministri Kurti nuk ishte gati për të”, tha Stano në një përgjigje për Express.

Kurti e kishte konfirmuar më parë pjesëmarrjen në këto takime, por nuk ishte i gatshëm për një takim trepalësh, duke sjellë tri kërkesa si kushte për të cilat Borrell thotë se janë baza për një dialog në mirëbesim dhe për mbrojtjen e marrëveshjes bazike. Vuçiq refuzoi këto kushte dhe akuzoi Kurtin për mosguxim. Borrell bëri një rikapitullim të takimeve dhe citoi saktë kushtet e Kurtit.

Pas kësaj, Kurti e falënderoi Borrellin për citimin e saktë dhe vuri në dukje se këto nuk ishin kushte por garanci për vullnet të mirë dhe mirëbesim. Ai gjithashtu në mbledhjen e Qeverisë së sotme shprehu qëndrimin se Vuçiq ishte ai që refuzoi kërkesat e tij. Diplomacia e BE-së nuk konfirmoi mundësinë e një takimi tjetër, por bëri të ditur se do të ketë takime të kryenegociatorëve në javën e ardhshme në Bruksel.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews