Sot është organizuar pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji, me pjesëmarrjen e mbi 23 mijë nxënësve.
Testi është zhvilluar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1 mijë e 658 salla të testimit.
Raportohet se, për shkak të përdorimit të telefonave, disa nxënës janë larguar edhe kësaj radhe, sipas raporteve të administratorëve.