Sveçla publikon pamjet nga gjetja e kamerave të kamufluara – spiunazhin e Serbisë do ta luftojmë me çdo kusht

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka publikuar pamjet e kamerave të kamufluara të gjetura në kondicionerë në veri të Kosovës.

Sveçla, në një postim në Facebook, deklaroi se spiunazhit të Serbisë në Kosovë do t’i përballet me çdo kusht.

“Sot janë identifikuar dhe sekuestruar dy kamera të kamufluara në dy lokacione dhe pajisje të tjera ndihmëse të komunikimit, nga të cilat institucionet e Serbisë kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve, zyrtarëve të institucioneve tona të sigurisë dhe institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë. Koha e kontrollit të veriut të vendit tonë nga strukturat kriminale dhe terroriste të Serbisë ka përfunduar. Rendi dhe ligji do të mbizotërojnë si çdo kund në Republikën tonë,” shkroi Sveçla.

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews