Afër 10.000 punëtorë migrantë, me pasaporta ruse, janë dërguar në luftën e Kremlinit në Ukrainë.
Shefi i Komitetit Hetues të Rusisë, Alexander Bastrykin e cilësoi këtë lëvizje si “veçori të mirë që çoi në situatën kur migrantët nisën të largoheshin ngadalë nga Rusia”.
Ai shtoi se Komiteti Hetues rus ka “kapur” më shumë se 30.000 migrantë, që kanë marrë shtetësi ruse, por kanë dështuar të regjistrohen në zyrat e ushtrisë, një obligim për burrat në Rusi.
Presidenti rus, Vladimir Putin, që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022, ka thënë se në frontet e luftës në Ukrainë aktualisht janë 700.000 trupa ruse. Disa prej tyre u rekrutuan gjatë mobilizimit të pjesshëm në vjeshtën e vitit 2022.