Geci thotë se Thaçi ia ka puthur dorën: Ai që e bën këtë gjest, është i rrezikshëm për shqiptari

Fadil Geci tha se ish-presidenti Hashim Thaçi kishte shkuar në shtëpinë e tij gjatë kohës së luftës dhe në një moment ia kishte puthur dorën.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, Geci tha se ai që e bën këtë gjest ishte njeri i rrezikshëm për shqiptarinë.

“Kur jam hy unë, ish kanë tu ju thanë që nuk jam kanë në parti. Unë i thash ti je kanë një javë ditë kryetar i Forumit Rinior të LDK-së në Skenderaj. Tha kam rrejt. I thash ti ke rrejt e je rrenc edhe atëherë edhe sot, e çka te flet ti rren edhe shpif. Më ka marrë për dore edhe më ka qit përjashta mas asaj fjale dhe unë nuk e kuptojsha, s’mujsha me e kuptu. E kam thanë atje e ma anej s’po e çoj. E keni në material, e nuk besoj që ka nevojë ma shumë. Nëse ka, e them edhe ata”, tha Geci.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit James Pace, dëshmitari pohoi se Thaci ia kishte puthur dorën, por këtë gjë ai tha se nuk deshi që ta thoshte këtu.

“Aty e kam pa se një person që e bën atë gjest është i rrezikshëm edhe për shqiptari edhe për shokë të vet që kanë me e pa se kush është, se unë atëherë nuk e kam kuptu”, tha Geci tutje.

Përpara kësaj, dëshmitari tha se edhe Rexhep Selimi kishte shkuar në shtëpinë e tij, por që ai personalisht nuk ishte takuar me atë.

“Kemi bisedu me vllazën. Ganiu më ka trgeu që ka qenë Rexhepi. Se me kanë ka qenë, tash… nuk e kam pyet në detaje, por një më ka thanë që Rexhepi i ka thanë që unë jam Rexhep Selimi- diçka emër i madh, kurse Ganiu i ka thënë që unë jam Gani Geci e hup prej ktuhit”, tha Geci.

Kur u pyet se kur ka vdekur Abedin Rexha, dëshmitari kërkoi që të bëjë një sqarim.

“Jeni profesionalista të gjithë, gjykatë e nderuar”, tha dëshmitari, por që fjala e tij u ndërpre nga prokurori Pace.

Pace kërkoi të dijë se a e mban mend dëshmitari se në çfarë viti ka vdekur Abedin Rexha.

“Unë mendoj edhe ju duhet me e hjek prej kreje. Ajo është marrë Mjekësia Ligjore, grupi i ekspertëve të EULEX-it, obduksioni dhe u kry. Unë mendoj si jurist ashtu”, tha Geci.

Dëshmitari tha se ai e kishte dëgjuar në përkthim që prokurori e kishte pyetur se ‘kur është vra Abedin Rexha”.

Po ashtu, Geci tha se mendon që më 1998-ën ka vdekur Abedin Rexha, por që kërkoi falje se sipas tij mund të ketë pasaktësi me arsyetimin se nuk është i mirë me datat. /Betimipërdrejtësi

Të ngjashme

Lexo më shumë

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen,

ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

TelegramNews mirëmbahet nga kompania “Telegrami Media DSM” sh.p.k. Materialet dhe informacionet e TelegramNews nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër, pa leje nga redaksia.

Të drejtat e rezervuara @ TelegramNews

Të drejtat e rezervuara

@ TelegramNews