Janë bërë 1 mijë ditë prej se ka nisur lufta e paprovokuar e Rusisë ndaj Ukrainë.
Me këtë rast, presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova do të qëndrojë pranë Ukrainës derisa të arrihet fitorja.
Osmani tha se fitorja e Ukrainës do të jetë fitore e Evropës.
“1000 ditë qëndrueshmëri e jashtëzakonshme, forcë e palëkundur… Fitorja e Ukrainës do të jetë fitore e Evropës – një qëndrim vendimtar për lirinë dhe drejtësinë. Kosova do të qëndrojë me Ukrainën derisa të arrihet fitorja”, shkroi Osmani në X.