Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha dhe juristja e medias, Flutura Kusari kërkuan nga partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje që sot mos të miratohet në lexim të dytë Projektligji për Komisionin e Pavarur të Medias. Ata thonë se miratim i këtij ligji është përpjekja më serioze për të goditur dhe disiplinuar mediat si dhe do të ndikojë në pluralizmin e tyre.
E kundër këtij Projektligji dolën edhe partitë opozitare të cilët në seancën e Kuvendit kundërshtuan votimin e këtij Projektligji. Madje deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj propozoi që ky projektligj të tërhiqet.
Por që ky propozim nuk gjeti mbështetjen e shumicës parlamentare.
Në sallë ishin të pranishëm gjithsej 77 deputetë, Për votuan 25 deputetë, kundër ishin 50 derisa 3 abstenuan
“Propozimi që të tërhiqet Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave nuk kalon”, tha Enver Hoxhaj./Telegrami