Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është votuar që Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurinë e Mbrojtjes (AISM) të kthehet për një raport plotësues.
Është kërkuar që ky projektligj të kthehet për t’u trajtuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.
Për këtë votuan 69 deputetë për, katër ishin kundër dhe nuk kishte abstenime, ndaj ky projektligj i është kthyer edhe njëherë komisionit.