Në seancën që është duke u zhvilluar në Paralamentin e Republikës së Kosovës po shqyrtohet kthimi i Projektligji për Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes.
Rreth kësaj çështje foli përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, i cili në emër të PDK-së përkrahu kërkesën për kthimin e Projektligjit.
Si kërkesë kryesore Qalaj theksoi largimin e sponzorave nga ky Projektligj.
“Është shumë e ndjeshme çështja që ky projektligj të filloj punimin pas 12 muajve miratim. Kërkesa e PDK-së është që të hiqen sponzorat dhe më e pakta është që vetëm të kthehet ky projektligj.”, u shpreh Qalaj./Telegrami.co