Sipas Borrellit, Serbia nuk ishte e gatshme t’i plotësojë kushte e Kurtit, duke u thirrur në kufizimet kushtetuese, përderisa Vuçiq u shpreh i gatshëm të kërkoj opsione për tërheqjen e letrës së ish shefes së qeverisë Bërnabiq.
Dialogu Prishtinë Beograd, nuk do të vdes, pa u formuar asociacioni i komunave me epërsi serbe dhe shtetit të Kosovës i mbetet gur në qafë, plotësimi i detyrimeve ndërkombëtare rreth të Brukselit.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka plasuar tri kushte te shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Borrell, për ta shmangur takimin trepalësh në Bruksel dhe këtë akt, Presidenti i Serbisë Vuçiq e ka cilësuar si mungesë vullneti për ta takuar atë.
“Kurti nuk pati dëshirë të më sheh mua”, ka thënë Vuçiq para mediave, pak pasi shefi i BE-së u deklarua se pala kosovare nuk është e gatshme të takohet me përfaqësuesin e Serbisë.
Në Bruksel të mërkurën janë mbajtur dy raunde takimesh bilaterale të përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd-Borrell dhe të emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak me Kurtin dhe Vuçiqin.
Edhe pse BE kishte paralajmëruar një takim të përbashkët Borrell, Lajçak me Kurtin e Vuçiq, takimi nuk ka ndodhur ndërsa, Vuçiq para gazetarëve në Bruksel deklaroi se “Kurti nuk deshi të shihej me të”.
Pastaj Kurti u është adresuar gazetarëve me tri kushte për procesin e normalizimit të marrdhënjeve me Serbinë, të cilat i ka adresuar Borrell dhe sipas tij tri kushtet e Kurtit janë:
E para, formalizimi i marrveshjes bazë të normalizimit të marrdhënjeve në mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet nga shefat e shteteve të qeverive.
E dyta Tërheqja e letrës së rezervimit të deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë më datë 13 dhjetor.
Dhe e treta dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare’.
Sipas Borrellit, Serbia nuk ishte e gatshme t’i plotësojë kushte e Kurtit, duke u thirrur në kufizimet kushtetuese, përderisa Vuçiq u shpreh i gatshëm të kërkoj opsione për tërheqjen e letrës së ish shefes së qeverisë Bërnabiq.
Pas takimit Borrell ka thënë se qëndrimet e palëve janë diametralisht të largëta dhe duhet gjetur mënyra për implementimin e marrveshjeve përmes një procesi normalizues.
“Siç kam thënë më parë BE, nuk mund të dëshirojë e vetme normalizimin, nëse për këtë nuk janë të gatshme palët”, ka thënë Borrell.
Shefi i BE-së ka paraqitur linjën e ndryshimit në të ardhmen e procesit në faza implementuese.
“Pala evropiane ka paraqitur plan të ri ndryshimi i cili do të udhëhiqet në faza implemenuese”, është shprehur ai, duke shtuar se kushtëzimi ka pamundësuar sot zhvillimin e takimit.
Shefi i BE-së ka paralajmëruar takim të ri në fillim të muajit të ardhshëm.